Monika Kryemadhi takim me banorët e Kombinatit: Nuk bëhet politikë me hallet dhe fukarallëkun. Duhet shporrur Rama!
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit në Tiranë.
Në bisedën me banorët e njësisë 6, Kryemadhi shprehet se Kryeministri Edi Rama nuk do ta realizojë ndërtimin e shtëpive që u shembën nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar, sepse ka harxhuar fondet dhe se vetëm mashtron duke na paraqitur 3D e foto që i merr nga Google.
Banorët e revoltuar u shprehën se “Kemi një vit që nuk flemë dot nga stresi i shtëpive. Nuk na lënë as ta lyejmë, as ta riparojmë. Pulla pulla nga lagështira “.
Ata thonë se nuk duan të lëvizin nga toka dhe trualli i tyre. Në mbështetje të tyre dhe në krah iu doli kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Banori i Kombinatit: Nëse është në plan për t’u prishur të gjithë të marrin këtu, të ndërtohet këtu në këtë tokë. Kaq kërkojmë. Minimalisht këto tulla i kemi blerë me gjak. Të gjithë banorët këtu nuk e lejojnë një gjë të tillë, këtu kanë për të hasur rezistencë.
Kryemadhi: Unë e njoh mirë këtë zonë, historinë e saj edhe në atë kohë kemi pas diskutuar. Me Zotin para jam e bindur që nuk ka për ta realizuar këtë plan. Unë jam besimtare shumë, sado që mundohemi të bëjmë politikë të madhe me hallet dhe problemet e njerëzve nuk bëhet politikë. Unë dua të them se garancia ime personale është të shikojmë nga ana ligjore, se pronën tuaj që e keni që në vitet’ 50 nuk e tjetërson dot Erjon Veliaj.
Banorja e Kombinatit: U bë një vit me këtë situatë këtu, askush nuk ka ardhur të na thotë se do shkoni në Vaqarr, as do rrini këtu. Bonus qeranë e marrim po si ta braktis unë pronën këtu ku jemi rritur nga familja?!
Kryemadhi: E para gjë që do bëjmë ne është një sqarim të situatës. Secili nga ju të rishikojë edhe njëherë dokumentet e pronësisë për të shkuar deri te padia, të mësojmë çfarë po ndodh me fondin. E kanë bërë në një komunë, me letra do ju japim 22 milionë ju thonë njerëzve dhe ti merr 5 milionë dhe shtëpinë nuk ua japin, i thonë e ke për 99 vjet. Pse mo çfarë jemi ne, si mund ta japësh pronën e babës me koncension?! Nuk do i lejojmë ata të tallen me ju! Pasi mbaruan punë me naftën, i keni parë ato gratë e shkreta ca po bëjnë në Ballsh s’kanë marrë 20 rroga, po duan të fusin fëmijët tani. E kuptoni? Barrikadë do ju bëhemi deri më 25 prill atyre! Nuk është çështje votash se atë e dini vetë ju, unë nga ana ime do i bëj letër institucioneve që në emër të kujt do i bëjë këto tjetërsime pronash ai.
Banori tjetër: Po këta tani, na marrin për budallenj neve?
Kryemadhi: Po u ndamë si zogjtë e korbit do na marrin për budallenj, po u bashkuam, po nuk i lejuam nuk kanë çfarë na bëjnë.
Projekti i rindërtimit të shtëpive është vetëm në 3D, ka thënë Kryemadhi. Dhe shtoi se 25 prilli na ndan me këtë sekt mafioz rilindas që shkatërroi vendin dhe PS-në.