Kryemadhi, takim me drejtorin e NDI: Vlerat euro-atlantike, udhërrëfyesi për shtetin e së drejtës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Në një publikim në Facebook, Kryemadhi shprehet se e ka falënderuar Benjamin për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Ajo shton se diskutuan mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë.

Kryemadhi nënvizon se ka diskutuar me përfaqësuesin e NDI angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

E falenderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me ekspertizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politikbërjes.

Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri.

SHKARKO APP