Kryemadhi takon diplomatin austriak: Koha për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga egoja e individit në pushtet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot me diplomatin austriak Christian Steiner i cili merr detyrën në Tiranë si shef i misionit në ambasadën austriake.
Kryemadhi ka folur me Steiner për reformat dhe gjendjen në vend duke akuzuar maxhorancën për kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Kryetarja e LSI-së është shprehur gjatë takimit se është koha për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga egoja e individit në pushtet dhe për të rikthyer shtetin e së drejtës.

Postimi i Monika Kryemadhit:
Me kënaqësi i urova mirëseardhjen në Shqipëri Dr. Christian Steiner, Shefit të Misionit në Ambasadën Austriake në Tiranë.
Bashkëbiseduam për ecurinë e reformave në vend dhe gjendjen shumë të rëndë të shtetit të së drejtës, shkaktuar nga kapja e institucioneve të reja të drejtësisë nga mazhoranca.
Ndava me Dr. Steiner disa nga zgjidhjet konkrete të LSI për ndalimin e shpopullimit të vendit nga rinia dhe shtresa e mesme, rritjen e ekonomisë së familjes shqiptare përmes punësimit, rritjes së pagave dhe uljes së taksave, shtimit të investimeve të huaja nëpërmjet garës së ndershme në treg.
Është koha për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga egoja e individit në pushtet, për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe përmes një vullneti të mirë gjithëpërfshirës të ecim më shpejt drejt objektivit të patjetërsueshëm të vendit e popullit shqiptar, integrimin në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP