Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: T’i japim fund tranzicionit, të rikthejmë të rinjtë që studiojnë jashtë të kontribuojnë në Shqipëri

Politikë E premte, 26 Mars 2021 17:10
Kryemadhi: T’i japim fund tranzicionit, të rikthejmë të rinjtë që studiojnë jashtë të kontribuojnë në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme ne Malesine Madhe ku prezantoi kandidatet per deputete, Solema Radohima dhe Melisa Brojaj.

“Mirë se ju gjeta të gjithë miqve, shokëve dhe malësoreve që janë sot këtu në takim. Somela, Melisa mirë se ju gjeta dhe mirë se erdhët në LSI. Unë në fakt gjithmonë miqtë më të mirë i kam malësorë. Nganjëherë ideja e malësorit në shumicën e rasteve është sikur janë të egër, por të jesh malësor do të thotë që je besnik, i qëndrueshëm, por ke edhe botë të madhe shpirtërore. Sepse të ndryshosh dhe të ruash vlerat e familjes, të traditës, të historisë, të trashëgimisë, janë gjëra të vështira që në kohën e sotme mund t’i gjesh.

Fjalët janë ndonjëherë shumë pak përpara asaj çka përfaqësojnë të tre zonjat në këtë takim. Unë do të isha shumë e varfër përpara fjalëve që do të thotë vajzat dhe përpara asaj çfarë do thonë të gjithë banorët e Malësisë së Madhe. LSI-ja në Malësinë e Madhe ka qenë gjithmonë një element emocioni, ka qenë element fryme, ka qenë element nxitjeje, inspirimi, angazhimi të të gjithë qarkut të Shkodrës dhe që këtej vinte deri në Tiranë, e nga Tirana shkonte në të gjithë Shqipërinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot në kuadrin e shpopullimit që po ndodh në të gjithë Shqipërinë, edhe Malësia e Madhe e ndjen. Por në fakt gjëja kryesore që ne shpresojmë, ashtu sikurse Melisa është studente në Angli dhe ka ardhur e kandidon për listën e LSI-së, ne nuk duam t’i kthejmë të rinjtë tanë thjesht sepse duam t’i kemi këtu, por duam t’i kthejmë të rinjtë tanë të kontribuojnë, të ndërtojnë, të jetojnë, të punojnë dhe ta zhvillojnë Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ne duhet t’i japim fund tranzicionit në Shqipëri. Ne duhet t’i japim fund urrejtjes politike, sepse ajo nuk na çon përpara, por përkundrazi na kthen mbrapa në ato vitet më të errëta të Shqipërisë. Ne duhet të shpërndajmë dashurinë, duhet të shpërndajmë solidaritetin, duhet të shpërndajmë bashkëjetesën me njëri tjetrin, ashtu siç kemi ditur dhe dimë gjithmonë ne shqiptarët për të mbajtur njëri tjetrin dhe për t’i qëndruar pranë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Unë jam e bindur që në 25 prill, LSI do të jetë surprizë jo vetëm në qarkun e Shkodrës por në të gjithë Shqipërinë sepse shikoj frymën, shikoj angazhimin, shikoj entuziazmin, shikoj atë dëshirë të qytetarëve për të na takuar dhe për të na ndjekur. Ne pas takimit në Shkodër ecëm në pedonale dhe shikonim që njerëzit na përshëndesnin me dashuri. Edhe ata që mund të ishin pas dritareve të zyrave të shtetit na përshëndesnin me një fshehtësi por me nje dashuri të madhe për ne. Dhe për mua kjo është fitorja më e madhe. Kur njerëzit duan ndryshimin, kur njerëzit të përshëndesin, të shohin në sy dhe kuptojnë dhe besojnë se ti do ta sjellësh atë ndryshim. Dhe unë jam e bindur që ndryshimin do ta sjellin vajzat, do ta sjellë Mondi, Melisa, Somela, Linda, zyshë Lindita, avokate Jalldizi, Gon Cela e të gjithë me radhë. Pra të gjithë bashkarisht ne do të kemi forcën e ndryshimit jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja, shqiptarët kudo qe janë. Zoti na dhëntë forcë për ta cuar Shqipërinë përpara dhe për ta bërë atë vend që e kanë aspiruar stërgjyshërit tanë, prindërit tanë edhe ne. Dhe jam e bindur që me këtë rini të mrekullueshme me këta djem dhe vajza cdo gjë do te bëhet e mundur”, u shpreh Kryemadhi.

Etiketat e lidhura

LSIMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 18 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 54 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 56 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.