Kryemadhi: Votim online për delegatët në Konventën Kombëtare, do jetë shembull për angazhimin dhe pjesëmarrjen

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp njoftoi se LSI do të votojë me aplikacion online për delegatët në Konventën Kombëtare.

Kryemadhi thekson se LSI do të aplikojë votimin online nëpërmjet ‘’Join LSI’’, një aplikacion i lehtë për t’u përdorur në telefona dhe i aksesueshëm dhe nga mediat.

Ajo garantoi se pas zgjedhjeve, LSI do të japë shembullin e një procesi shembull për angazhimin dhe pjesëmarrjen. Kryemadhi u bëri thirrje të rinjve e të rejave që të marrin pjesë në këtë proces ku përcaktohet e ardhmja e drejtimit të partisë.

Të gjithë anëtarët e LSI dhe gjithë Shqipërinë do t’u drejtohen qendrave të votimit në bashki apo online, ku ne si LSI kemi krijuar votimin online në bazë të bashkive apo qarqeve për delegatët në Konvetën Kombëtare.

Do të përcaktohet e ardhmja e drejtimit të LSI. Kam besimin e plotë se pas zgjedhjeve që do të ketë një shembull për angazhimin dhe pjesëmarrjen në LSI. Ne kemi qenë avangard në këto procese. Që në 2004 kemi aplikuar praktikën një anëtar një votë për kryetarin.

Tashmë po aplikojmë votimin online nëpërmjet ‘’Join LSI’’. Jo vetëm i lehtë për telefonat por edhe mediat do kenë një demo publike.

Përsëris nëpërmjet kësaj thirrjen ndaj të rinjve e të rejave që të përfshihen në LSI. Do të thotë të marrësh në duar fatet apo dhe vetëqeverisës, shumë e domosdoshme për brezin e ri.

Kam pasur takime, dhe më bën përshtypje pjesëmarrja e djemve dhe vajzave, por jo vetëm edhe dëshira për të marrë vendimet për veten e tyre, janë të frustuar nga politika dhe mungesa e shpresës.

Dua të theksoj se sot më shumë se kurrë e kemi të nevojshme ëprfshirjen e gjithë intelektualëve, e dimë që janë të zhgënjyer nga politika, por i vetmi ilaç është përfshirja”,- tha Kryemadhi.

SHKARKO APP