Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: Votoni më 25 prill për të mbyllur tranzicionin, socialistët e ndershëm të votojnë numrin 6

Politikë E hënë, 19 Prill 2021 19:26
Kryemadhi: Votoni më 25 prill për të mbyllur tranzicionin, socialistët e ndershëm të votojnë numrin 6
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në fjalën e saj në takimin me banorët në njësinë nr.5 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë më 25 prill, kjo për të mbyllur tranzicionin, dhe që socialistët e ndershëm në vend të votojnë numrin 6.

Fjala e plotë

Mirëmbrëma Tirana e re! Mirëmbrëma mbështetës të jashtëzakonshëm! Në radhë të parë u jam shumë mirënjohëse që keni ardhur sot në këtë takim, për të mos prishur axhendën, për të mos i anuluar takimet. I jam mirënjohëse Emës që është shtatzënë dhe ka ardhur në këtë ditë të ftohtë dhe shiu. I jam mirënjohëse Feit të vogël që erdhi dhe më solli buqetën me lule, nipit të Tanës që është themeluese e LSI-së, gocës së Fjodorit. U jam mirënjohëse të gjithë themeluesve të LSI-së dhe atyre që e kanë mbajtur LSI-në në këmbë. U jam mirënjohëse të gjithë juve që jeni sot në këtë shi. U jam mirënjohëse dhe çunave në fund të fushës, që janë çunat e mrekullueshëm të Tiranës së Re.

Mirënjohja ime do shkojë deri në fund, sepse sot është një ditë që ne kemi hyrë në ditën e parë të javës së fundit, të javës që do t’i japim dërmën njëherë e përgjithmonë, kësaj kalbësire të sistemit të tranzicionit, për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë lloj sistemi, që nuk i lejon njerëzit të jetojnë të qetë dhe të shkollojnë fëmijët e tyre. Këtë lloj sistemi që rrit çdo ditë e më shumë çmimin e ilaçeve të pensionistëve dhe nuk mendon kurrë për të rritur njëherë pensionet e tyre. Këtë lloj sistemi që rrit çdo ditë taksat e qytetit, çmimin e ujit, çmimin e energjisë elektrike, çmimin e parkingjeve të makinave tuaja, edhe pse jeni në mes të Tiranës dhe keni 50 a 60 vjet që jetoni këtu në këtë zonë dhe jua masin kokën me pe. Sepse ju jeni dhe tironsit e vjetër këtu tani me thënë të drejtën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra për të gjithë ata që ua kanë vështirësuar jetën çdo ditë dhe më shumë. Unë sot ju kërkoj që të shkoni të votoni më 25 prill. të votoni më 25 prill ndryshimin, të votoni numrin 6, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të votoni LSI-në. Unë ju kërkoj që të trokisni derë më derë. E di që Tirana e Re është indiferente.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E di që Tirana e Re është skeptike për ndryshimin. Por jam e bindur që ndryshimi në Shqipëri për të mbyllur tranzicionin njëherë e përgjithmonë do fillojë nga zemra e Tiranës, nga Tirana e re, këtu ku jemi në fushën e Stadiumit Dinamo sepse dhe në 97, unë si socialiste në atë kohë, në këtë fushë, në fushën e stadiumit dinamo kemi filluar dhe kemi ndryshuar sistemin që donte të kapte demokracinë në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Prandaj ju bëj thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm, të cilët e dinë më mirë se kushdo tjetër që emri i socialistëve është marrë peng nga Rilindja e kalbur e Edi Ramës. Dhe në 25 prill socialistët do shkojnë të votojnë numrin 6, LSI shtëpinë e socialistëve.

Unë jam e bindur që ju jeni më të vendosur se kurrë për ta çuar sfidën e të rinjve dhe të rejave të Tiranës, sfidën e të gjitha familjeve shqiptare për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve sepse Shqipëria është e shqiptarëve, nuk është e maskarenjve. Ai ka ikur, ka ikur dhe nuk kthehet më, prandaj ne duhet të vendosim, forcën e të rinjve dhe të rejave, ne duhet të vendosim, forcën e grave dhe vajzave tona. Sepse vetëm duke votuar numrin 6, ne kemi votuar për të ardhmen e Shqipërisë. Zoti ju ruajt ju, Zoti ruajt familjet tuaja me këtë bereqet.

Etiketat e lidhura

LSIMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 10 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 46 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 48 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.