Kryeministri bullgar: Mos hapja e negociatave, gabim i madh. Mundësi që mund të rikthehet pas 15 vitesh

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov e konsideron gabim të madh historik mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Borisov, një mundësi e tillë mund të rikthehet pas 15 vitesh.

“Të vendosësh për mos-hapjen e negociatave do të ishte një gabim historik. Do të ishte një goditje e rëndë për këto vende, pasi një mundësi e tillë mund të rikthehet në 10-15 vite”, është shprehur Borisov përpara takimit të Këshillit Evropian.

Kryeministri bullgar theksoi se Tirana dhe Shkupi meritojnë mbështetje, në të kundërt askush nuk duhet të pyesë përse përhapet xhihadizmi apo përse Kina vjen vërdallë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?