Kryeministri Edi Rama pret Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Ahtifete Jahjaga dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Presidentja Jahjaga i shprehu falenderimet Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për mbështetjen e pakursyer të dëshmuar ndaj Kosovës, në të gjitha aspektet dhe në mënyrë të veçantë për kontributin dhe përkrahjen në procesin e njohjes së pavarësisë Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Rama vlerësuan ecurinë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston mes vendeve, falë zbatimit me sukses të një sërë marrëveshjeve në fusha me interes reciprok.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëbiseduesit u dakordësuan për intensifikimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi strategjik, në ekonomi, shëndetësi, arsim, shkëmbimet tregtare, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?