Kryeministri Edi Rama sjell mrekullinë e fundmarsit në bregdetin e Vlorës

E diel me diell dhe pushues në bregdetin e Vlorës.

Bukuritë mahnitëse të bregdetit të Vlorës vijnë përmes një postimi të Kryeministrit, Edi Rama, në rrjetet sociale, si një promovim i atyre mrekullive që kanë futur plazhet shqiptare në hartën e preferencave të turistëve të huaj.

Fundmarsi i bregdetit të Vlorës vjen në këtë prezantim, si një prelud i afërt i gjallërisë së këtij bregdeti dhe gjithë kësaj pasurie të natyrës. Ndonëse jemi në fund të stinës së temperaturave të ulëta dhe në fillim të pranverës, Vlora dhe deti i saj ka hapur krahët e freskët. Shëtitjet në bregdet shoqërohen nga guximi i fëmijëve për të shijuar të parët ardhjen e stinës së plazhit.

SHKARKO APP