Kryeministri Edi Rama uron MIRËMËNGJES nga qendra e Tiranës që po transformohet befasueshëm
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rrugët dhe sheshet e Tiranës të mbushur me turistë të huaj.
Turistët i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Skënderbej” tek “Piramida”, në Bunk Art, Xhaminë e Et’hem Beut, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.
Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.
Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj.
Transformimi që ka pësuar Tirana po zë çdo vit gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.
KOHA JONË SONDAZH

