FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i Greqisë telefonon Metën: Forcim i marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta u telefonua sot paradite nga Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.

Kryeministri Tsipras shprehu besimin se Presidenti, Meta do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kane një rëndësi te veçante jo vetëm ne nivelin dypalësh por edhe në atë rajonal.

Të dy interlokutoret diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shume i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkepunimit rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i zgjedhur Meta e siguroi Kryeministrit e Greqisë se do te vazhdoje te kontribuoje ne forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypaleshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?