Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri izraelit: Ajo që do të bëjë Izraeli tani do të ndryshojë Lindjen e Mesme

Forum E hënë, 9 Tetor 2023 20:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant urdhëroi “rrethimin e plotë” të Gazës të hënën, duke thënë se autoritetet e vendit do të ndërpresin energjinë elektrike dhe ndalojnë hyrjen e ushqimeve dhe karburanteve në Gaza. Media izraelite thotë se numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit ka arritur në 900, ndërsa goditjet kundërpërgjigjëse nga ushtria izraelite në Gaza, kanë shkaktuar vdekjen e 500 vetëve. Ndërkaq në anën veriore u panë ushtarët izraelitë dhe tanket duke u dislokuar në zonën pranë kufijve izraelitë me Libanin të hënën mes frikës se luftimet mund të përshkallëzoheshin në një konflikt më të gjerë rajonal. Kryeministri izraelit tha se përgjigja e vendit të tij ndaj sulmit të paprecedentë të Hamasit do të ndryshojë gjithë Lindjen e Mesme. Materiali në vijim sjell një përmbledhje me të dhënat e fundit nga Izraeli.

Ndërsa iu drejtohej kryebashkiakëve të qyteteve kufitare jugore të goditura nga sulmi i papritur i militantëve islamikë të Hamasit që filloi të shtunën, kryeministri izraelit tha se ajo që do të bëjë Izraeli tani do të “ndryshojë Lindjen e Mesme”.

Ndërkohë ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant tha se Izraeli do të vendosë rrethim të plotë ndaj Gazës, territorit që kontrollohet nga Hamasi.

“Ne po vendosim një rrethim të plotë në Gaza, nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, ujë, karburant, gjithçka do të mbyllet. Ne po veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha ministri izraelit, Gallant.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ushtria izraelite tha se kishte thirrur 300,000 rezervistë. Kjo dhe rrethimi I Gazas merren si shenja se Izraeli po planifikon një sulm tokësor për të mposhtur Hamasin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Izraeli ka dërguar tanke dhe ushtarë edhe në kufi me Libanin. Zyrtarët izraelitë kanë thënë se ushtria e vendit e mbështetur nga helikopterët kishin vrarë një numër personash të armatosur që kishin depërtuar në Izrael nga Libani, duke rritur frikën se luftimet mund të përhapen më gjerë në rajon.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Izraeli zyrtarisht shpalli gjendjen e luftës të dielën, duke paralajmëruar luftime më të mëdha dhe një sulm të mundshëm tokësor në Gaza, një veprim që në të kaluarën ka shkaktuar shumë viktima.

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha të hënën se palestinezët kanë të drejtën për t’u mbrojtur nga agresioni dhe pushtimi izraelit.

“Këto ngjarje dhe pasojat e tyre janë rezultat i politikës së qeverisë izraelite për shfrytëzimin e metodave më të këqija të agresionit, vrasjeve, konfiskimit të tokës, sulmeve në vendet e shenjta dhe terrorizmit. Agresioni dhe masat e sigurisë nuk mund të prodhojnë paqe për Izraelin apo qetësi për izraelitët”, thotë zoti Shtayyeh.

Hamasi vazhdoi të sulmonte Izraelin me raketa, duke ndezur sirenat e sulmeve ajrore nga Jerusalemi deri në Tel Aviv.

Izraeli reagoi duke goditur më shumë se 1000 objektiva në Gaza dhe tanket dhe dronët ruanin gardhin e dëmtuar kufitar me Gazan për të parandaluar më shumë arritje të militantëve në territorin izraelit.

Hamasi është i rrënjosur thellë në Gaza dhe ka sunduar territorin që nga dëbimi i forcave besnike ndaj Autoritetit Palestinez të njohur ndërkombëtarisht në vitin 2007. Sundimi i tij ka kaluar i pa sfiduar përmes një bllokade 16-vjeçare izraelite dhe egjiptiane dhe katër luftëra të mëparshme me Izraelin.

Pasi kaluan pengesat izraelite me mjete shpërthyese në agimin e së shtunës, persona të armatosur të Hamasit u hodhën në sulm për orë të tëra, duke vrarë civilë dhe duke rrëmbyer njerëz në qytete, përgjatë autostradave dhe në një festival muzikor të ndjekur nga mijëra në shkretëtirë. Militantët palestinezë kanë hedhur gjithashtu rreth 4,400 raketa në Izrael, sipas ushtrisë.

Ushtria izraelite vlerësoi se 1000 luftëtarë të Hamasit morën pjesë në ndërhyrjen fillestare të së shtunës. Numri i lartë vuri në dukje shtrirjen e planifikimit nga grupi militant, i cili ka thënë se e nisi sulmin në përgjigje të vuajtjeve në rritje të palestinezëve nën pushtimin izraelit në Bregun Perëndimor, bllokadës së Gazës, politikave diskriminuese në Jerusalemin lindor të aneksuar dhe tensioneve rreth një vendi të shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë në Jerusalem.

Palestinezët duan një shtet të tyrin në të tre territoret të pushtuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967, por bisedimet e fundit serioze të paqes u ndërprenë më shumë se një dekadë më parë dhe qeveria e ekstremit të djathtë të Izraelit është kundër shtetësisë palestineze./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 22 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 32 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.