Kryeministri kroat: Klimë pozitive për Shqipërinë në BE
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, beson që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin shumë shpejt negociatat për anëtarësim në BE. Plenkovic ka thënë në një konferencë për media në Zagreb, bashkë me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, se shteti i tij është duke tentuar “të krijojë një klimë pozitive”, që mund t’ua mundësojë këtyre dy shteteve arritjen e qëllimit të tyre.
Më 1 janar të këtij viti, Kroacia është ngjitur në krye të presidencës së BE-së, që funksionin me rotacion çdo gjashtë muaj, dhe që nga ajo kohë ka treguar se do të mbështesë Tiranën dhe Shkupin. Franca dhe Holanda kanë penguar nisjen e bisedimeve për këto dy vende vitin e kaluar, duke nxitur zhgënjim dhe shqetësim për shkak të mundësisë së rritjes të ndikimit rus dhe atij kinez në Ballkanin Perëndimor.
Për të qenë i gatshëm për anëtarësim në BE, vendi që aplikon duhet fillimisht të negociojë 35 fusha, duke përfshirë, bujqësinë, transportin, energjinë, dhe politikat gjyqësore e shoqërore. Presidenti francez, Emmanual Macron ka thënë këtë javë se ai dëshiron që samiti BE-Ballkan, që është caktuar të mbahet në muajin maj, “të jetë moment i unitetit” për Europën.