Kryeministri Kurti ngre alarmin: Putin e përmend Kosovën disa herë në javë
Përmendja e shpeshtë e Kosovës nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin e ka shqetësuar kryeministrin Albin Kurti. Kurti paralajmëron se Kosova është ndoshta vendi më i rrezikuar nga lufta në Ukrainë, prandaj BE dhe NATO duhet të ndryshojnë mënyrat e anëtarësimit.
”Ai është lideri i luftës, jo paqes, do gjithë Ukrainën. Nëse jo të gjithë, do ta ndajë si Bosnjen, ta bëjë Kievin si Sarajevë të dytë si dhe ta përhapë konfliktin më tej. Meqë ata do të synojnë konflikte të mëdha, Ballkani dhe Kosova janë të rrezikuar. Në të kaluarën presidenti rus na përmendte njëherë në muaj, tani disa herë në javë”.
Po ashtu Kurti thotë se Europa po përballet me një situatë të jashtëzakonshme, ndaj Brukseli sipas tij duhet ta rimendojë mënyrën për integrimin e brendshëm dhe zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.