Kryeministri Kurti: Nuk do t’i ndalojë përkrahësit që të nisin protesta pas 4 majit

Situata në Kosovë duket se do të shkojë në përplasje. Zyrtarë të Vetëvendosjes janë shprehur se nuk mund të ndalojmë mbi 200 mijë votues të protestojnë kundër mafies Thaçi-Vuçiç, të cilët po marrin qeverinë padrejtësisht, ndërkohë që ne jemi fituesit e zgjedhjeve.

Korrespodenti i “KOHA JONË në Prishtinë Valton Morina thotë se ka përgatitje nga VV për super protesta.

Ndërkohë protestat, e paralajmëruara në rrjete sociale nga përkrahësit e Albin Kurtit, kryeministri thotë se nuk do të provojë t’i ndalojë.

Më tej ai shton se duhet të respektohen masa e ndërmarra në kohën e pandemisë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencën për media, kur është pyetur për paralajmërimet për protesta pas rrëzimit të tij, ka thënë se ai nuk mund dhe nuk do t’i ndaloj protestat, edhe pse në kohë pandemie.
“Unë nuk mund t’i ndaloj dhe nuk dua t’i ndaloj qytetarët që të shprehen. Si qeveri në detyrë ne jemi të thirrur të garantojmë lirinë e shprehjes për qytetarët. Tash jemi në një situatë pandemie dhe duhet të respektohet vendimet e minitrisë dhe këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të IKSHPK’së”, ka thënë ai. Dhe me tej shton se: “Nuk arrij t’i ndjek rrjetet sociale. Urojmë që sikur e thirrën këshilltarin e aktivistin Shkëlzen Gashin, që mos të ketë prokurorë e polic që do t’i thërrasin në biseda informative. Bisedat informative i përkasin shekullit të kaluar”, tha Kurti.

Korrespodenti i “KOHA JONË në Prishtinë Valton Morina thotë se po përgatiten nga kabineti i Presidentit ti kërkojnë prokurorisë që nëse plasin protestat e VV, të arrestohet Albin Kurti.

Kurti është arrestuar disa herë. Fillimisht e kanë arrestuar serbët.

SHKARKO APP