Kryeministri magjepset nga rrugët me borë, por Shqipëria është e bllokuar

Kryeministri Rama e ka shijuar me nota poeti bardhesinë e borës dhe akullin që varet përgjatë udhëve. Ai ka postuar sot në mëngjez një video dhe shkruan:

“Me këto pamje magjepsëse të rrugës së re Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Qafë Plloçë nën dëborë, ju uroj një të dielë të bukur”.

Por kryeministri duhet të pyesë ARRSH se si janë realisht rrugët dhe të dëgjojë ankesat e bashkive dhe prefektëve, pasi jeta është paralizuar nga bora e akulli dhe nuk ka bukurinë e rrugës Qafë Thanë-Lin-Pogradec, ku natyrisht udha kryeministrit i hapet me fadroma, kripë e polici.

Janë mijëra e mijëra banorë nëpër fshatra e ish-komuna të bllokuara nga bora e akulli dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me qytetet, nuk kanë energji elektrike, ushqimi ka mbaruar, për te spitalet për emergjenca duhet të lëvizin me kuaj, shkollat janë mbyllur. Jeta ka stopuar!

Mëgjithatë poeti Edi Rama ka nostalgji për foton e mësipërme, e cila duket vërtet e bukur, por kur bora të ketë ikur dhe njerëzit të jenë në normalitet jete, atëhere mundet Edi Rama ta postojë videon në fjalë.

Edi Rama duket se ndodhet në fundditët e shijes së pushtetit. Kështu thoshte edhe Enver Hoxha në borën e vitit 1985, por më 11 prill iku edhe ai si bora…

SHKARKO APP