Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe ministrja e Arsimit bëhen bashkë për sigurinë në shkolla

Kryeministri Rama, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manstirliu kanë marrë pjesë në një aktivitet për të folur lidhur me sigurinë në shkolla, ku janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin.

Shkollat e reja janë  frut i një investimi 10-vjeçar, ku sipas volumit të fondeve të vëna në dispozicion, kemi arritur të ndërtojmë e rindëtojmë në 10 vite më shumë se sa në 40 vite të marra së bashku.

Nuk është vetëm sasia, është edhe cilësia. Jemi fokusuar edhe tekfuqizimi i autoritetet të mësuesit dhe motivimi i vazhdueshëm i trupës mësimore, që është bërë me të gjitha mënyrat e nevojshme, mbi të gjitha duke vendosur si një motiv strategjik rritjen e vazhdueshme të pagave të mësuesve. Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të bërë në qershor, që pagën mesatare ta kemi 950 euro. Një rritje shumë domethënëse brenda së cilës ka edhe një përshkallëzim sipas eksperiencës. Synimi ynë, Shqipëria 2030 kampione në rajon në të gjitha aspektet dhe të anëtarësohet në BE“, ka thënë Rama.

SHKARKO APP