Kryeministri: Nëse jemi në BE, nuk negociojmë as për pensionet me Greqinë

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Gjirokastër, ku ka zhvilluar një takim për prezantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.
Rama tha se vetëm ai dhe PS mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Nëse hyjmë në BE nuk kemi më nevojë as të negociojmë marrëveshjen për pensionet me Greqinë, se pse kjo është diçka që kryhet automatikisht”, tha Rama, ndërsa nuk i kurseu ironitë ndaj kundërshtarëve politikë.
“Kush do flasë me ata (BE)? Bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli, por Luli na krijon problem se e zë gjumi. Tani e ngjalla, i bie fyellit në një vrimë, duhet orientuar. Shkurt muhabeti këtë gjë, përtej shakave, mund ta bëjmë vetëm ne. Demokratët duhet t’i bien lapsit dhe ta bëjnë për interesin e tyre, si patriotë për interesin kombëtar, ta kapërcejnë këtë problem që kanë që se duan PS”, tha Rama.