FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri nga Shkupi: Ne vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojmë, ta lëmë pas politikën dhe historinë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh nga Shkupi para nisjes së takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian.

“Dua të them që ky është vërtet një takim shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona, me përfaqësuesit e BE-së dhe gjithashtu administratën amerikane, për një hap të madh që nuk duhet ta nënvlerësojmë për të qenë sa më afër BE-së. Bëhet fjalë për një rritje të re dhe integrimin. E dyta ka të bëjë me diçka që ka qenë e mundur vetëm për vendet anëtare të Bashkimit Europian. Kështu që është një ndryshim i rëndësishëm, që ne nuk duhet ta humbasim. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që ne duhet të përpiqemi të punojmë të gjithë së bashku, të gjashtë vendet e Ballkanit. Është e domosdoshme që të vendosim qytetarët të parët, dhe të lëmë pas politikën dhe historinë për të ardhmen, sepse çfarëdo që bëjmë dhe ta bëjmë në kohën e duhur, muajt e ardhshëm do të përcaktojë mënyrën se si vendet tona do të duken në fund të kësaj dekade”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?