FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri nxjerr pamjet nga transformimi i Arkivës Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (FOTO)

Arkiva Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tashmë ka një godinë të re, të ndërtuar për t’iu përshtatur numrit në rritje të dosjeve dhe për t’i ruajtur ato në kushte të përshtatshme.

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto para dhe pas punimeve. Ndërtesa, ku më parë dokumentet ruheshin jashtë çdo standardi në godinën e amortizuar, sot ka një pamje krejt tjetër.

Ndërtimi i objektit të ri nisi në vitin 2020, pasi ruajtja e dokumentacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte shqetësim i madh, për shkak të shtimit të numrit të dosjeve dhe materialeve të tjera shkresore që duheshin trajtuar në arkivën përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e kantierit të Arkivës Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku mund të shihet kollaj fare nga vijmë e ku duam të shkojmë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjeti social “Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?