
“MIRËMËNGJES
dhe nga kantieri i hekurudhës Tiranë-Durrës ku puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe pamjet nga punimet për ndërtimin e hekurudhës.
