Kryeministri që iu bën bisht gazetarëve shqiptarë dhe përulet atyre europianë
Nga Jonida Halili
Nëse ka një kryeministër që nuk i duron gazetarët, që nuk le rast pa i ofenduar dhe pa i poshtëruar, ai është Edi Rama. Për këtë nuk më duhet ta krahasoj, pasi natyrisht mund të ketë të tjerë më arrogantë , por Rama është i një soji tjetër. Sa herë që i ngec “sharra në gozhdë” ai vërsulet me një gjuhë tepër të rëndë, me mllef.
Pse i ka kaq inat gazetarët shqiptarë?
E theksoj gazetarët shqiptarë, pasi kreu i qeverisë tashmë prej dy muajsh është “zhdukur” në Itali. Jo nga media, sepse ERTV vazhdon të transmetojë ditë e për ditë propagandën e shëmtuar që veçse plehra që mbajnë erë, prodhon. Por nga i erdhi kjo “dashuri” e madhe për mediat italiane, se për hir të së vërtetës mediumet përtej Adriatikut kanë ekspozuar çdo skandal të qeverisë, problemin e kriminalitetit e padyshim bandat e drogës.
Çfarë ka ndodhur me Ramën sepse prej muajsh nuk po i ndahet shpirti nga televizionet dhe gazetarët italianë. Aq shumë sa nuk ka lënë emision pa dalë në Itali.
Ndërkohë rikujtojmë që përballja e fundit e tij me “kazanin” ishte kur u vetëemërua ministër i Jashtëm, e prej asaj dite Rama u ka shpëtuar pyetjeve të sikletshme apo çështjeve që realisht kanë interes publik dhe ndikojnë mbi jetën e popullit. Rama po mendon djallëzisht dy gjëra. Fushatën e “pastrimit” e nisi me Italinë. Dhe po vazhdon. Jo më larg se para 3 ditësh, por edhe më parë media gjermane ka patur kronika dhe shkrime të ashpra, thuajse njësoj me ato të medias italiane.
Rama pretendon me këto dalje në gjuhë të huaj të mashtrojë shqiptarët duke u paraqitur një ekspozitë të një Shqipërie të re, të ndryshuar, të modernizuar, njësoj si vendet europiane. Ndërkohë shefi i qeverisë është i kujdesshëm duke shmangur çdo lloj përballje me gazetarë shqiptarë, sepse ne e dijmë se kush është në të vërtetë Edi Rama.
E njohim mirë!
KOHA JONË SONDAZH

