Kryeministri Rama: 30 shkolla të rilindura hapin dyert më 8 shtator për mbi 8 mijë nxënës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se më 8 shtator, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, do të hapin dyert 30 shkolla të rikonstruktuara dhe ndërtuara rishtazi në të gjithë Shqipërinë.

“Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues,” shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në postimin e tij, Kryeministri ka theksuar se investimet në infrastrukturën arsimore do të vijojnë, duke përfshirë ndërtimin dhe rehabilitimin e shkollave, palestrave dhe terreneve sportive, me synimin për të garantuar një standard të njëjtë në të gjitha zonat e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi është shoqëruar me një fotogaleri nga shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel”, një prej institucioneve që do të mirëpresë nxënësit në këtë fillim viti shkollor.

Ky njoftim vjen në kuadër të përgatitjeve për vitin akademik 2025–2026, i cili nis zyrtarisht më 8 shtator për arsimin bazë dhe të mesëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?