Mbajtja e premtimëve/Kryeministri Rama: Aksi rrugor Thumanë-Kashar çelet sot në orën 19:00

Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit, Edi Rama, përmes rrjeteve sociale vjen duke përcjellë me një “fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”.

Kreu i ekzekutivit ka bërë prezent këtë sihariq të shumëpritur, duke njoftuar gjithashtu edhe përmbushjen e premtimit të bërë që ky aks rrugorë do të jetë i aksesueshëm më 30 qershor 2024.

Po kështu me 4 korrik mësohet se do të inagurohet edhe hapja e Tunelit të Llogarasë, një vepër madheshtore, e cila shkurton rrugën për te Zona e Bregut dhe në Jug të vendit.

Njëkohësisht kryeministri po planifikon që edhe zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin, të kthehet në një Perlë të Mesdheut. Si fillim u hap këto ditë rruga Shëngjin-Velipojë dhe me pas synohet për mbylljen e punimeve Velipojë deri në lumin Buna, ku sipas marrëveshjes me Malin e Zi, do të bëhet Ura e Madhe, e cila e nxjerr udhëtarin drejt e në Ulqin.

Po kështu po punohet në aksin e koridorit për në Maqedoni, ku përditë shikohet se si punohet në zonën nga Elbasani deri në Pogradec.

Ndërsa Ura e Madhe dhe e lartë në hyrje të Kukësit që mbyll Rrugën e Kombit, është drejt përfundimit.

Po punohet, kudo!

Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, kanë përfunduar punimet. Ky aks është i kategorisë A dhe ofron shpejtësi të lëvizjes 130 kilometrave në orë, gjithashtu me kushte të larta sigurie. Në këtë rrugë janë ndërtuar vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime. Kjo vepër është realizuar në një kohë rekord prej 15 muajsh, duke shërbyer si një lidhje e rëndësishme për trafikun që shkon dhe vjen nga Veriu drejt Rinasit, Durrësit e Tiranës./Koha Jonë/

 

SHKARKO APP