Kryeministri Rama, deklaratë nga Brukseli: Në Ballkanin Perëndimor jemi në pararojë për rend ligjor dhe drejtësi

Sot në Bruksel zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri. Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel në krye të delegacionit shqiptar.

Rama u shpreh se gjatë kësaj kohe Shqipëria ka punuar njësoj sikur negociatat të ishin hapur ndërsa shtoi se në aspektin e rendit ligjor dhe drejtësisë është në pararojë të të gjithëve.

Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur me një mbledhje për dorëzimin e kornizës negociatore dhe fillimin drejtpërdretë të punës me negociatat formale. Ne ndërkohë nuk kemi humbur kohë për të shkuar më tutje njësoj sikur negociatat të ishin hapur.

Sot Shqipëria jo vetëm hyn në katër vendet e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësimin por në aspektin më të rëndësishëm të këtij procesi që është rendi ligjor dhe drejtësi jemi në pararojë të të gjithëve”, tha Rama.

SHKARKO APP