Kryeministri Rama fjalë të ndjera për vdekjen e David Sassolit: Avokat i zjarrtë i Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se ai ishte një evropian i paepur dhe një avokat i zjarritë i Shqipërisë.

Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…

Addio caro David, riposa in pace”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?