FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Njihet patenta shqiptare në Gjermani

Kryeministri Edi Rama bën me dije se lejet shqiptare të drejtimit janë njohur nga Bundestrati (Këshilli Federal) gjerman, pasi kishin kaluar më parë në parlamentin e çdo landi.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook: 
LAJM I MIRË
Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit🇦🇱👏🇩🇪
Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit rrugor, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane që nxjerr leje drejtimi të besueshme, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane🇦🇱🚘🇩🇪🚙🇦🇱🚍🇩🇪
Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada😊

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?