Kryeministri Rama: PS është flakë! Më 16 maj, Tirana bëhet epiqendra e politikës europiane
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”.
Në nisje të fjalës së tij, Rama foli për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 maj, teksa theksoi se Tirana do të jetë epiqendra e Evropës, dhe do të mikpresë liderë nga i gjithë kontinenti, mes të cilëve edhe kancelarin e ri gjerman.
“…Nga Kievi, në Madrid e Lisbonë. Plus Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, presidenten e KE-së, patjetër edhe drejtuesit dhe presidentët e bankave zhvillimore të Evropës, presidenten e FMN-së, që do të jenë të tërë në Tiranë më 16 maj. Tirana do jetë epiqendra e politikës evropiane edhe njëherë tjetër deri në një moment historik për Evropën. Ku Evropa duhet të japë disa përgjigje lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Nga ana tjetër, do të jetë tjetër promovim i Shqipërisë si destinacion, i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, fuqizim i imazhit gjithashtu dhe moment promovimi edhe i Shqipërisë turistike sepse do të jemi në ekranet e të gjithë botës. Në sprintin final të 27 metrave të fundit drejt finishit, po rritet energjia e përgjithshme politike, PS është flakë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

