Kryeministri Rama në Beograd, del fotoja zyrtare e takimit për energjinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Beograd, për të marrë pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto nga mbërritja në aeroport, ndërsa informoi se temë e kësaj konference do të jetë bashkëpunimi i vendeve të rajonit për sigurinë energjetike.

Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë./ATA

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?