Kryeministri Rama në Mynih, takim me presidentin e Moldavisë Igor Dodon

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Mynih, Gjermani, me Presidentin e Moldavisë, Igor Dodon.

Presidenti Dodon vlerësoi marrjen e presidencës së OSBE-së nga Shqipëria që nga 1 janari i vitit 2020, ndërsa uroi sukses gjatë ushtrimit të këtij mandati, pasi axhenda e tij është një sfidë e madhe.

“I nderuar zoti kryeministër, jemi të lumtur që jemi këtu me ju. Unë dua t’ju përgëzoj për marrjen e presidencës së OSBE-së që nga 1 janari i vitit 2020. Dua t’ju uroj sukses gjatë ushtrimit të këtij mandati pasi axhenda e tij është një sfidë e madhe”, tha ai.

Prej ditës së djeshme Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, ku mori pjesë në tryezën e diskutimit mbi Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe sigurinë rajonale.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih ishin të pranishëm krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

SHKARKO APP