Kryeministri Rama për “France Culture”: Shqiperia vetëm rrugën e integrimit

Intervista e Edi Rames per France Kulture

FC – Në javën e referendumit të Britanisë, Edi Rama i ra kambanave të alarmit në një editorial të publikuar për “The Times”. Sipas tij, një Brexit mund të vendoste në rrezik qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke shtyrë perspektivën europiane. Tani që Brexit u konfirmua, Kryeministri shqiptar thotë se Ballkani mbetet i vendosur që t’i bashkohet Europës.

Rama – Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, pasi procesi i integrimit, është një proces modernizimi i pakthyeshëm. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër. Në përgjithësi, ajo që më duket e çuditshme është se në botën e euroskeptikëve nuk flitet asnjëherë se BE është një projekt i paqes dhe sigurisë. Si mund të jemi më të sigurtë e të garantojmë një jetë më të sigurt për të rinjtë? Përmes Bashkimit Europian apo përmes kthimit në  të shkuarën?

 FC – Maqedonia konsiderohet si kandidat për anëtarësimin që nga 2004-ta, Mali i Zi në 2008, Shqipëria dhe Serbia në 2009-n. Për Shqipërinë nuk është hapur ende asnjë kapitull negociimi, diçka për të cilën Kryeministri Rama është me të vërtetë i keqardhur.

Rama – Moshapja e bisedimeve do të thotë moskrijim të kushteve për vendet tona për të lëvizur në rrugën e duhur. Duhet kuptuar se ka një diferencë thelbësore midis bisedimit dhe anëtarësimit. Për mua është e qartë që sot nuk jemi në lartësinë e duhur, por për të qenë në lartësi pas 10 vitesh duhet të negociojmë sot, pasi nuk ka alternativë tjetër. Duhet të negociojmë pasi negocim do të thotë modernizim, fuqizim të institucioneve dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, jo vetëm sipas vlerave, por edhe sipas modelit të funksionimit të Bashkimit Europian

 FC – Për Ramën, euroskeptikët nuk kanë asnjë program tjetër përveç nacionalizmit.

Rama – Nuk është projekti që çalon, në principet apo vlerat e tij, por fakti që projekti nuk është përmbushur ende. Ndaj ky është një projekt që duhet përmbushur me shumë vizion dhe kurajo, për të bërë të mundur që t’i japë përgjigje disa problemeve që aktualisht nuk mund të marrin përgjigje

Mjafton të shohësh se si kanë ndryshuar gjërat në Ballkan për të kuptuar forcën e Europës mbi njerëzit dhe elitat politike të Ballkanit. Duhet vetëm të kujtojmë që kanë kaluar 3 vjet që kemi hyrë në një proces tërësisht të ri dhe që është një gjë që nuk mund të konceptohej deri pesë vjet më parë. Vendet e Ballkanit bashkëpunojnë për paqen e sigurinë e përbashkët dhe kërkojnë ura bashkëpunimi midis tyre. Mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve në dy vitet e fundit. Është një afrim historik. Kjo ka ndodhur pasi forca tërheqëse e Europës e ka të bërë atë të mundur. Mbyllja në vetvete në Francë, në Angli, etj do të thotë të kthehesh pas në një histori që bëri të domosdoshëm vetë krijimin e BE-së. Ajo që po ndodh tani në Angli është diçka me pasoja që mund të jenë vetëm negative.

SHKARKO APP