Kryeministri Rama për goditjen e Berishës: Akt i patolerueshëm, dënoj dhunën

Zyra e Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar për goditjen fizike me grusht ndaj Sali Berishës në protestën e opozitës. Në një reagim për mediat, zyra njofton se Edi Rama dënon aktin e dhunës, duke e konsideruar të patolerueshëm.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagimin e Kryeministrit të Shqipërisë.

I pyetur menjëherë nga gazetarët për këtë reagim, Sali Berisha tha se Edi Rama është organizatori i këtyre sulmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?