Kryeministri Rama poston foton me Erdogan: Takim si gjithnjë vëllazëror
Kryeministri Edi Rama është takuar në Ankara me presidentin turk Recep Tayip Erdogan.
Rama ka ndarë foto teksa shtrëngon duart me Erdogan ndërsa shton se kanë diskutuar për projekte për përballimin e dy sfidave më të mëdha të kohës.
“Ankara – Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.