Kryeministri Rama prezanton çeljen e sezonit turistik në Pogradec

Përmes një videoprezantimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kryeminiatri, Edi Rama ka pagëzuar çeljen e sezonit turistik në Pogradec.
“Me një paketë të plotë turistike nga liqeni i magjishëm tek aktivitetet malore, bashkë me monumentet e kulturës, traditën dhe kulinarinë, Pogradeci tashmë është një tjetër destinacion shumë i kërkuar”, shkruan në këtë postim prezantues, kreu i ekzekutivit, Edi Rama.

Pogradeci çeli dje sezonin turistik 2024, një sezon që sigurisht do të jetë edhe më i suksesshëm se vitin e kaluar.

Bashkia e Pogradecit organizoi dhjetëra aktivitete për çeljen e sezonit të ri që u ndoqën nga qytetarët dhe turistët e shumtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e organizuara në qyetin e Pogradecit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me një paketë të plotë turistike nga liqeni i magjishëm tek aktivitetet malore, bashkë me monumentet e kulturës, traditën dhe kulinarinë, Pogradeci tashmë është një tjetër destinacion shumë i kërkuar”, shkruan Rama.

Aktivitetet e çeljes së sezonit veror nisën me bandën frymore, e cila parakaloi në rrugët kryesore të qytetit.

Bujtinat dhe restorantet e qytetit organizuan një panair me ushqimet tradicionale të zonës, ndërkohë artizanët ekspozuan punimet e tyre si në qëndisje, punime me grep, gliko, reçelra të ndryshëm.

Gjithashtu, u zhvilluan edhe një sërë aktivitetesh si koncerte me këngë dhe lojëra për fëmijë.

Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa liqeni i jep hijeshinë.

Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të tërheqin t’i vizitosh.

Në këtë qytet kudo ka bukuri si Lini, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër. Pogradeci ka edhe mjaft kisha mesjetare si kisha e Shën Bitrit, që vendasit janë mësuar ta thërrasin kisha e Shën Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan.

Turistët dhe vizitorët nuk kanë munguar në asnjë stinë në Pogradec, por kjo verë pritet  jetë edhe më e gjallëruar, pasi qyteti është më i bukur, me më shumë aktivitete dhe shërbimi ka arritur nivele shumë të mira.

Sezoni turistik u çel zyrtarisht në Pogradec, një qytet i bukur i cili ofron një sërë atraksionesh për vizitorët gjatë muajve të verës. Këtu janë disa nga hapat e mëdha që janë ndërmarrë për të siguruar një sezon të mbarë:

Liqeni i Pogradecit: Pogradeci është i njohur për liqenin e tij të bukur. Anija e re, e cila do të udhëtojë drejt Ohrit, është një risi e këtij sezoni turistik. Mund të shijoni pamjen piktoreske dhe ajrin e pastër gjatë udhëtimit.

Aktivitete të organizuara: Bashkia e Pogradecit ka përgatitur një kalendar me aktivitete për 100 ditët e sezonit. Këto përfshijnë panairin ku promovohet kulinaria pogradecare, punimet me dorë të zonjave nga ky qytet, si dhe arte të ndryshme si piktura dhe poçaria.

Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?