FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama si Vuçiç, zgjedh të njëjtën kompani për zgjedhjet e 2017

Ashtu si dhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, presidenti Tomislav Nikoliç, presidenti kosovar Hashim Thaçi edhe kryeministri shqiptar Edi Rama kanë zgjedhur të njëjtën kompani për ta angazhuar për zgjedhjet e 18 qershorit.

Zhurnal shkruan se bëhet fjalë për të njëjtën agjenci marketingu nga Rumania me emrin “Majoritas”.

Para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, një nga elementet më të rëndësishme ishte fushata dhe mënyra se si prezantoheshin kandidatët në rrjetet sociale edhe në përgjithësi në internet. Kjo  parti e cila në vitin 2012 fitoi zgjedhjet ka shfrytëzuar shërbimet e kompanisë “N1” ndërkohë që si ndihmës ka pasur një nga kompanitë e huaja, që themelues është Lucijan Florin Despoju.

Swiss Digital Desktop Reklama

Despoju në një intervistë të tij të fundit ka deklaruar se kompania e tij ka punuar në fushata zgjedhore në Shqipëri, Gana, Serbi, Rumani dhe SHBA, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve ata kanë ndërtuar një taktikë dhe strategji që këto vende i kanë besuar tashmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse për shërbimet e tyre kjo kompani paguhet nga 300 mijë deri në 1 milion euro për periudhë nga 8 deri në 10 javë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?