Kryeministri Rama: Thellësisht i pikëlluar! Një mision shpëtimi do niset sot drejt Turqisë
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën qindra persona.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

