Federata Portugeze pezullon Cristiano Ronaldon, nis procedimi disiplinor ndaj tij

Cristiano Ronaldo është pezulluar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila ka nisur një procedim disiplinor ndaj yllit të kombëtares portugeze.

Vendimi është marrë më 9 tetor 2026, ndërsa çështja do të shqyrtohet përpara se të merret një vendim përfundimtar. Sipas njoftimit zyrtar të Federatës, procedimi synon të hetojë rrethanat e raportuara më 7 tetor. Për shkak të natyrës së rastit, autoritetet e kanë cilësuar atë si urgjent dhe kanë vendosur pezullimin e përkohshëm të futbollistit.

Çështja lidhet me largimin e Ronaldos nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë. Pas ngjarjes, futbollisti reagoi publikisht, duke kërkuar falje dhe duke lënë të kuptohej se ishte i gatshëm të pranonte një masë ndëshkuese për veprimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën zyrtare, Federata Portugeze bëri të ditur se procedimi është hapur nga Seksioni Joprofesionist më 9 tetor, me qëllim shqyrtimin e përgjegjësisë së mundshme disiplinore të Ronaldos për ngjarjet e ndodhura dy ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani, pezullimi mbetet i përkohshëm dhe nuk është bërë publik vendimi përfundimtar ndaj kapitenit të Portugalisë. Rasti pritet të marrë një zgjidhje pas përfundimit të shqyrtimit disiplinor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?