Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Slloveni
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Slloveni. Në këtë vizite ai shoqërohet nga ministrja e Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe nga ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij slloven Miroslav Cerar, ku është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp, në ora 11:00, në Pallatin Presidencial në Lubjanë.
KOHA JONË SONDAZH

