Kryeministri Rama zbulon kur përfundon plotësisht Rruga e Arbrit

Kryeministri Edi Rama është shprehur në muajin mars do të hapet përfundimisht e gjithë Rruga e Arbrit, teksa theksoi se gjeologjia e tunelit të Murrizit ka vonuar hapjen.

“Për rrugën e Arbrit nuk kemi lënë gjë mangët, por ka pasur të papritura si gjeologjia e tunelit të Murrizit. Jemi në kushtet kur po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë tunelit. Besoj shumë se më në fund në mars do ta heqim këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin. Por, bashkë me pranverën do të dalë edhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët mund të venë e vijnë me rrugën e hapur”, tha kreu i qeverisë.

Më tej, Kryeministri ka njoftuar se bonusi i pranverës për pensionistët është miratuar nga qeveria më 9 janar 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas këtij vendimi, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 100 euro, ndërsa ata me pensione mbi këtë shumë do të marrin 50 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bonusi i pranverës është në dispozicion për pensionistët në bazë të vendimit të marrë të qeverisë në datën 9 janar. Nga ana tjetër dikush më vuri në dukje se isha kujtuar për fushatë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Natyrisht kur vijnë zgjedhjet bëhet nje lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv. Gjysma tjetër e të vërtetës është se është bërë e pamundur të komunikosh për hallet e njerëzve në sallonet mediatike ku flitet vetëm për burg, dënime, vjedhje”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?