Kryeministri sulmon sërish Presidentin

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mjaft ashpër Presidentin e Republikës lir Meta.

Nga Kukësi, ku po zhvillon aktivitetin “deputeti që duam”, Rama e ka lëshuar gjuhën kundër Presindetit.

Nuk është hera e parë që e shohim kryeministrin të delirojë me një gjuhë të tillë kundër kreut të shtetit.

Të gjithë kemi dhënë votën për të, por ne nuk mund ta linim vendin pa president, ashtu siç nuk mund të gjenim dikë tjetër dhe donim t’ia linim presidentin opozitës. Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat, kur thonë, nuk mund të parashikohet kjo. Por çfarë do Ilir Meta më? Për cilën arsye duhet votuar. Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm”, tha Rama me një gjuhë tejet të ashpër kundër Presidentit.

SHKARKO APP