Kryeministrja e re e Italisë, Meloni falënderon Ramën: Ruajmë dhe kultivojmë bashkëpunimin tonë strategjik

Kryeministri Edi Rama uroi Giorgia Meloni-n si gruan e parë e zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë. Rama veçoi marrëdhënien e dy vendeve të cilat janë të një miqësie të lashtë dhe vllazërore.

Meloni ka falenderuar kreun e qeverisë Edi Rama për urimin e postit të saj. Kryeministrja e re shkruan se lidhja e vendit tonë me Italinë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që dëshiron ta ruajë e ta kultivojë.

“Faleminderit. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që ne dëshirojmë ta ruajmë dhe kultivojmë. Paçim fat”,-shkruan Meloni.

SHKARKO APP