Kryengritja e Postribës braktiset nga autoritetet shtetërore

Edhe pse një përvjetor i rëndësishëm, 70 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Postribës u braktis nga autoritetet e larta shtetërore dhe deputetet e qarkut Shkodër.

Ceremonia e organizuar dje me këtë rast në njësinë administrative Postribë, shërbeu të bashkonte vetëm vendorët e djathtë, mes tyre edhe të pakënaqurit. Fillimisht u vendosen kurora me lule pranë memorialit kushtuar kësaj ngjarje.

Më pas në këmbë, pjesmarrësit ju drejtuan shkollës së Postribës, aty ku u mbajt programi artistik dhe fjalimet e rastit. Duke vlerësuar këtë ngjarje dhe aktin heroik të të rënëve, kryebashkiakja Voltana Ademi nuk la pa e lidhur mesazhin e kësaj dite me situatën aktuale që po kalon vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për drejtuesit demokrat, kryengritja e Postribës shërbeu si mundësi për të ftuar ndonëse prej së largu banorët e Dibrës të votojnë kandidatin e djathtë, pasi sipas tyre fitorja do të nisë prej atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

9 Shtatori i 1946, shënoi revoltën e parë antikomuniste dhe me përmasat që mori, u cilësua e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europën Lindore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?