Spiropali votoi në qendrën e votimit pranë Parkut Olimpik: Sot është dita e qytetarëve, dita e shtetit, dita e kombit, dita e Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, votoi herët në mëngjes në qendrën e votimit pranë Parkut Olimpik.
“Ju falenderoi që keni dalë kaq herët të pasqyroni këtë ditë të demokracisë, iu drejtua gazetarëve znj. Spiropali. Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, është dita e shtetit, dita e kombit, dita e Shqipërisë. U bej thirrje te gjithë qytetareve të votojnë me qytetari, ashtu siç është zhvilluar edhe fushata zgjedhore. Të tregohemi ashtu siç jemi: europianë në zemer, në mendje, në ideale, në standarde. Sa më shumë të votojmë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë.”, u shpreh znj. Spiropali.