
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po u jepet ndihma mjekësore deputetit Bujar Çela dhe të plagosurve nga aksidenti që ndodhi sot pasdite në Lushnjë. Nikolla u takua me personelin mjekësor dhe familjarët e të dëmtuarve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë..