Kryeparlamentarja Spiropali në Kamzë: One Stop Shop me asistencë falas për aplikimet në e-Albania

Prej 1 viti, sporteli One Stop Shop në bashkinë e Kamzës ofron asistencë të drejtpërdrejtë për aplikimet elektronike në platformën e-Albania. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi sot bashkinë e Kamzës, ku gjatë 2024-ës janë ofruar rreth 1500 shërbime, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për qytetarët.

”Falë dixhitalizimit të administratës, 95% e shërbimeve publike sot realizohen online, pa nevojë për prezencë fizike në institucionet shtetërore, ndaj lehtësimi i aksesit në përdorimin e platformës është më i rëndësishëm se kurrë”, u shpreh ajo.

Spiropali theksoi se aktualisht në këtë bashki funksionojnë 5 sportele mbështetëse, të shpërndara në Njësitë Administrative, ku mesatarisht. 95% e shërbimeve publike të institucioneve qendrore janë tashmë të aksesueshme me një klikim të vetëm duke ofruar shërbime për mbi 3,3 milionë qytetarë dhe biznese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?