Kryeparlamentarja Spiropali pret kryetaren e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë: Mike e veçantë, grua e fortë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti në takim udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya. Spiropali e cilëson Tsikhanouskaya një mike të veçantë. “Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor”.

Postimi i plotë

Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej 2020 bashkëshorti i saj është i burgosur politik në Bjellorusi dhe vuan dënimin bashkë me qindra aktivistë, gazetarë e qytetarë që kërkojnë rivendosjen e sistemit demokratik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sviatlanës iu mohua fitorja si Presidente në zgjedhje. Ajo vazhdon misionin e opozitës bjelloruse nga ekzili dhe po e udhëheq atë me vizion, përkushtim e sakrificë drejt ndryshimeve transformuese demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?