Kryeparlamentarja Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti në një takim Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller, i cili shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj dhe ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe si edhe bashkëpunimin midis organeve të qeverisjes dhe komuniteteve lokale, si aspekt thelbësor i miqësisë midis Shqipërisë dhe Austrisë.

“Me Presidentin e Parlamentit të Landit të Vjenës, Ernst Woller, në një bashkëbisedim të ngrohtë mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe si edhe bashkëpunimin midis organeve të qeverisjes dhe komuniteteve lokale, si aspekt thelbësor i miqësisë midis Shqipërisë dhe Austrisë”, shkroi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP