Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ishin të pranishëm anëtarët e delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE, deputetet Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Albana Vokshi, si edhe Ambasadori i Shqipërisë në KiE, Dastid Koreshi.

Kryetarja Spiropali dhe Sekretari i Përgjithshëm Berset, diskutuan mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë me këtë organizatë të madhe europiane gjatë 30 vjetëve të anëtarësimit dhe kontributit të vendit tonë në Këshillin e Europës si edhe kontributin aktiv të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare.

Diskutuan gjithashtu për mbështetjen e KiE dhe arritjet e Shqipërisë në sundimin e ligjit, respektimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut, fuqizimin e institucioneve dhe vlerave demokratike; avancimin e reformave drejt anëtarësimit në BE; bashkëpunimin në organizatat shumëpalëshe ndërkombëtare dhe mbështetjen e vendosur për Ukrainën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja Spiropali i transmetoi Sekretarit të Përgjithshën Berset kërkesën e Shqipërisë që Kosova, kjo demokraci e re dhe vibrante, meriton të pranohet sa më parë në KiE, si një faktor për bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?