Kryeparlamentarja Spiropali pritet nga presidentja Osmani: Mbështetje të fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

E pranishme në Forumin e 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” që po mbahet në Prishtinë, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u prit në një takim nga presidentja Vjosa Osmani. Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës.

Po ashtu ato nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?