Kryeparlamentarja Spiropali uron festën e Abaz Aliut: Mesazhe mirësie, shëndeti e paqeje
Në ditën e Abaz Aliut, shenjtit të adhuruar të besimtarëve bektashianë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përshëndeti pelegrinët që janë ngjitur në Tyrben e Abaz Aliut dhe Teqenë e Kulmakut, në Malin e Shenjtë të Tomorit.
“Qindra mijëra pelegrinë, besimtarë bektashianë, por edhe të të gjitha besimeve, qytetarë nga Shqipëria, diaspora dhe bota, çdo fundgushti në datat 20-25, ngjiten, festojnë e gëzojnë në Olimpin shqiptar.
Ky kremtim fetar është shndërruar tashmë në një koncert të madh popullor besimi, gëzimi, përkushtimi, shprese e mbrothësie.
Prej Baba Tomorit shpërndahen mesazhe mirësie, shëndeti e paqeje. Le t’i bëjmë këto vlera të komunitetit bektashian pjesë të vlerave e të jetës sonë”, shprehet Spiropali në mesazhin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

